| Praktika e botimit në Politika & Shoqëria

Politika & Shoqëria është revistë shkencore me periodicitet jo më të vogël se dy herë në vit. Parimi bazë i saj është cilësia akademike, profesionalizmi dhe rigoroziteti shkencor.
Kriteret e botimit në P&S përputhen me kriteret për përfshirjen në listën e periodikëve shkencorë që merren në konsideratë nga Komisioni i Kualifikimit Shkencor pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Çdo studim që do të dorëzohet për t’u botuar në P&S, do t’i nënshtrohet një recensionimi të verbër (blind review). Ai do t’u jepet për recensionim dy studiuesve të atyre fushave ku bën pjesë studimi. Ai botohet vetëm në rast se recensat për të janë pozitive. Me këtë praktikë, detyra e përzgjedhjes së artikujve shkencorë mbetet kompetencë e ekspertëve anonimë.
Artikujt shkencorë duhet të jenë rezultat i një studimi e vëzhgimi konkret të dukurive në “laboratorin e jetës të shoqërisë shqiptare ose rezultat i ballafaqimit me literaturën shkencore bashkëkohore, mbështetur në një bibliografi të gjerë.
Referencat janë të detyrueshme dhe mund të vendosen në fund të faqes (footnotes), ose nëpër tekst, si në shembujt e mëposhtëm. Për një autor: Weber (1998); Weber (1998: 156). Për dy dhe tre autorë: (Lazesfeld & Berelson, 1990) e (Olzak, Shanahan & West, 1986). Për për më shumë se tre autorë: (Larsen ed al., 1989); për seritë e referencave (Blau, 1980; Kadare, 1995; Tarifa, 1999; Uçi, 2003; Pëllumbi, 2004; Omari, 1999), si dhe (2004a, 2004b), kur ka më shumë se një referencë në të njëjtin vit për një autor. Në këtë rast vendosen detyrimisht referencat mbas tekstit, sipas këtij rendi: mbiemri, emri, viti i botimit, tittulli i librit, qyteti ku është botuar, botuesi. Për shembull: Merton, Robert. 1968. Social Theory and Social Structure. New York: Free Press.
Politika & Shoqëria
Revistë shkencore
e
INSITUTIT TË SOCIOLOGJISË;
INSTITUTIT TË STUDIMEVE POLITIKE E SOCIALE
DREJTOR
LEKË SOKOLI
KRYEREDAKTOR
SEJDIN CEKANI
BORDI BOTUES:
KRYETAR
SERVET PËLLUMBI
ANËTARË
HAMIT BEQJA, MARINA DALLA, ARTAN FUGA, ILIR GËDESHI, BONINA GRACENI, Eglantina Gjermeni, ALBERT RAKIPI, FATOS TARIFA
BORDI KËSHILLUES
JUDITH BLAU, University of North Carolina at Chapel Hill, SHBA
YLLI ÇABIRI, Human Developmant Promotion Center, Tiranë
SKËNDER DEMALIAJ, Bashkëpunëtor shkencor i ISPS, Tiranë
ZYHDI DERVISHI, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës
MEHMET ELEZI, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare e Strategjike, Tiranë
BAS DE GAAY FORTMAN, Institute of Social Studies, The Hague, Hollandë
XHELAL GJEÇOVI, Akademia e Shkencave, Shqipëri
MAKSIM HAXHIAJ, Instituti i së Drejtës, Tiranë
BLENDI Kajsiu, Shkolla Shqiptare të Politikës
KARL KASER, Universiteti “Karl Franzes” i Gracit, Austri
Gentiana Kera, Universiteti i Gracit, Austri
YLLI MANOKU, Universiteti “Fan Noli”, Korçë
ADEM MEZINI, Fakulteti Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës
Albert, P. Nikolla, Universiteti Zonja e Këshillit të Mirë, Tiranë
LUAN OMARI, Akademia e Shkencave, Shqipëri
MIKE SAVAGE, University of Manchester, Angli
Stephanie Schwandner (Sievers), Qendra e Studimeve për Europën Jug-Lindore, Angli
ZANA SOTA, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës
TEUTA STAROVA, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës
ENIS SULSTAROVA, Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim, Tiranë
Enkeleida Tahiraj, University of York, Angli
ADEM TAMO, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës
ALFRED UÇI, Akademia e Shkencave, Shqipëri
YLLI VEJSIU, Akademia e Shkencave, Shqipëri
Jay Weinstein, Eastern Michigan University, SHBA
BARRY WELLMAN, University of Toronto, Kanada
LINDITA XHILLARI, Human Developmant Promotion Center, Tiranë
ZIJA XHOLI, Akademia e Shkencave, Shqipëri
ANTONIA YANG, Colage University, USA & University of Bradford, Angli
Arti grafik:
Orest Muça
Përkthimet në anglisht:
Agim Danga |