|
Instituti i Sociologjisë (IS) është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse me anëtarësi. Parimet udhëheqëse të IS janë puna në grup, anëtarësia, gjithëpërfshirja, vendimmarrja kolegjiale, hierarkia e vlerave shkencore dhe e kontributeve të tjera, materiale e financiare të domosdoshme për zhvillimin e kërkimit shkencor sociologjik, transparenca e veprimtarisë dhe komunikimi i hapur midis anëtarëve, me partnerët vendas e ndërkombëtarë si dhe me publikun e gjërë. Anëtarët e IS i përmbahen parimit të rigorozitetit shkencor akademik. Objekti i veprimtarisë së IS përfshin studime e veprimtari shkencore e sensibilizuese (simpoziume, seminare, konferenca, tryeza diskutimesh, debate publike etj.), sondazhe të poinionit publik, leksione akademike e publike, trainime, botime librash, revistash etj., ekspertizë dhe pjesëmarrje në hartimin e politikave si dhe veprimtari të tjera të ligjëshme që nxisin dhe ndihmojnë zhvillimin e kërkimit shkencor sociologjik në funksion të trajtimit e zgjidhjes së problemeve të kohës. IS ka organin e vet shkencor, revistën periodike “Politika & Shoqëria”, e cila është themeluar në mars 2000. |